EMRI/ Përplasi çiftin e të rinjve me makinë, arrestohet shoferi i mjetit

EMRI/ Përplasi çiftin e të rinjve me makinë, arrestohet shoferi i mjetit

21:12, 05/11/2023
A+ Aa A-

Shoferi i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, që përplasi ditën e sotme një çift të rinjsh pranë Kryeministrisë, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia.

Ai është identifikuar si Jorgaq Thengjilli, ndërsa ende nuk dihen arsyet se përse ai po qarkullonte me shpejtësi tej jashtë limiteve në rrugën pranë Kryeministrisë, kur edhe humbi kontrollin e mjetit.

Njoftitmi:

Tiranë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën "Ismail Qemali", duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me "Drager" dhe "AquilaScan" dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.

Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco