‘Aroma e kanabisit i tradhtoi’- Si ranë në prangat e policisë dy shqiptarët në Itali

‘Aroma e kanabisit i tradhtoi’- Si ranë në prangat e policisë dy shqiptarët në Itali

21:49, 04/11/2023
A+ Aa A-

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane pasi janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike në një “shtëpi bari”.

 Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët janë zbuluar nga policia gjatë një patrullimi të këtyre të fundit, të cilët nuhatën në automjetin që dy shqiptarët po qarkullonin aromë të kanabisit.

Efektivët mësohet se kanë kontrolluar mjetin dhe më pas kanë zhvilluar kontrolle dhe në banesën e dy shqiptarëve në zonën e Sacrofano, brenda së cilës ishte ngritur një laborator për kultivimin e kanabisit.

Laboratori ishte i pajisur me sisteme të sofistikuara ajrimi, vaditjeje dhe ndriçimi, instrumente të ndryshme (transformatorë, llamba, ventilatorë, filtra ajri dhe aspiratorët).

Brenda banesës u gjetën 450 bimë marijuanë dhe 250 kubikë të gatshme për mbjellje.

Prokuroria Publike e Tivolit kërkoi mbajtjen në burg të të arrestuarve, kërkesë që u aprovua nga Gjykata duke i lënë kështu në burg dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco