FOTO/ Vlorë, vret veten një vajzë duke u hedhur nga pallati Pamje nga vendi i ngjarjes

FOTO/ Vlorë, vret veten një vajzë duke u hedhur nga pallati

10:23, 04/11/2023
A+ Aa A-

Një vajzë rreth 22 vjeçe mësohet se ka vrarë veten mëngjesin e kësaj të shtune duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati dhe rënë mbi një makinë të parkuar. Sipas burimeve, quhet Vivien Lamaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "24 Maji", rreth orës 10. Viktima ka ndërruar jetë në vend pas përplasjes,  Nuk dihet ende identiteti i saj dhe as arsyeja e aktit që ka kryer, por dyshohet se ka qenë në gjendje depresioni. Policia e Vlorës ka nisur hetimet.

Në pamjet e trishta shihen familjarë të saj duke bërtitur nga dhimbja dhe banorë të zonës që po largohen nga Policia.

Në njoftimin zyrtar të policisë flitet për dyshim, dyshim 22-vjeçarja se është rrëzuar nga kati i pestë: "Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco