Mbante armë dhe municione pa leje në banesë, pranga 50-vjeçarit në Vlorë

Mbante armë dhe municione pa leje në banesë, pranga 50-vjeçarit në Vlorë

11:59, 03/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili akuzohet se mbante armë dhe municione pa leje, në banesë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E.M.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 2”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar nga Komisariati i Policisë Vlorë, për një rast të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), 2 mjete prerëse, një ndezës granate, municion luftarak dhe 4 celularë.

Vihet në pranga 50-vjeçari që mbante pa leje, në banesë, armët dhe municionin. Në vijim të operacioneve policore me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për një tjetër rast në këtë fushë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 2”.

Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë. Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pushkë, 1 ndezës granate, një sasi fishekësh luftarak, 2 mjete prerëse (thika) dhe 4 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco