Vinte baste sportive me anë të celularit, procedohet penalisht 25-vjeçari

Vinte baste sportive me anë të celularit, procedohet penalisht 25-vjeçari

09:30, 03/11/2023
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar është proceduar penalisht pasi vinte baste sportive me anë të celularit.

Shërbimet e komisariatit të Policisë së Bulqizë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, ndaluan dhe verifikuan se 25-vjeçari L.B kishte të hapura në telefonin e tij faqe për vënien e basteve sportive.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë  Bulqizë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që organizonin baste sportive me anë të celularit, kanë organizuar punën për kapjen dhe verifikimin e tij. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.B., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në celularin e tij,  u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco