Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Tapë në timon, aksidentohet, në pranga 32 vjeçari në Pogradec

Tapë në timon, aksidentohet, në pranga 32 vjeçari në Pogradec

16:35, 25/10/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 32 vjeçar në Pogradec pasi ka shkaktuar aksident në gjendje të dehur.

‘Ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 32-vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 32-vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Th. Sh., 38 vjeç, banues në fshatin Pleshisht, Pogradec, pasi në fshatin Kalivaç, është konstatuar duke transportuar me automjetin tip “Benz”, një sasi dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës mareriale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco