Përdhununimi në Vlorë, burg 2 të rinjve/ Dalin fotot e autorve që abuzuan me 26-vjeçaren

Përdhununimi në Vlorë, burg 2 të rinjve/ Dalin fotot e autorve që abuzuan me 26-vjeçaren

13:47, 25/10/2023
A+ Aa A-

‘Arrest me burg’ ka qenë masa e sigurisë që u caktua sot nga gjykata e Vlorës për dy të rinj të arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një 26-vjeçareje.

Bëhet fjalë për shtetasit Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon, të cilët gjatë qëndrimit në sallën e gjyqit, qëndronin me kokat ulur për të shmangur kontaktet me mediat. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Gentjano Mehmeti dhe një 36-vjeçar.

Gjithçka nisi të shtunën, ku një 26-vjeçare u paraqit pa ndenja në urgjencës së Vlorës. Ishte recepsionisti i një hoteli që njoftoi rastin në fjalë, se një vajzë ishte pa ndjenja në hotel. Pas 24 orësh, e reja u përmend dhe tregoi në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë Gazetarja e Syri tv Bleona Sari, ka siguruar fotot e dy personave qe janë ndaluar nga policia për ngjarjen e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco