U përdhunua në grup nga i dashuri dhe shokët e tij, rrëfehet 26-vjeçarja: Më detyruan të pi drogë, nuk kam ndyshuar dëshminë

U përdhunua në grup nga i dashuri dhe shokët e tij, rrëfehet 26-vjeçarja: Më detyruan të pi drogë, nuk kam ndyshuar dëshminë

12:49, 25/10/2023
A+ Aa A-

E reja e cila u përdhunua në grup mbrëmjen e së shtunës (21 tetor) në një hotel në Vlorë nga i dashuri i saj dhe shokët e tij, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

Ajo ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh me një nga përdhunuesit, por nuk e dinte se ai ishte i martuar.

Mbrëmjen e ngjarjes së rëndë, 26-vjeçarja tregoi se ai e kishte ftuar të darkonin dhe pasi kishin pirë alkool, partneri i saj kishte thirrur shokët e tij t’i bashkoheshin në tavolinë.

“Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës. Kisha 2 vite me atë person. E dija që ka qenë me dikë tjetër, por mendoja se ishte ndarë. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë”, tregoi ajo.

E reja shtoi se nuk ka ndryshuar dëshminë e saj “sepse nuk u falet”, pavarësisht kërcënimeve në drejtim të saj.

Rrëfimi i 26-vjeçares: “Jo nuk është e vërtetë që është ndryshuar dëshmia, aspak. Më ka ardhur mami i një personi nga ata, dhe një shok i një personi nga ata. Më kërkuan të ndryshoj dëshminë, më kërcënuan dhe të tërheq padinë.

Do shkoj të vërtetoj a më ka ndryshuar dëshminë. Unë kam dhënë emrat e dy persona. Kisha një lidhje me njërin prej tyre, por nuk e dija që isha i martuar. Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës.

Kisha 2 vite me atë person. E dija që ka qenë me dikë tjetër, por mendoja se ishte ndarë. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë.

Nuk kisha mundësi të kërkoja ndihmë, nuk mbaj mend se çfarë la ndodhur dhe abuzim seksual. Nuk e mbaj mend emrin e vendit ku më kanë gjetur. Se mbaj mend kur më kanë çuar në hotel. E kam marrë vesh mbasi dola nga narkoza, bënë mjekët ekspertizën dhe më thanë që isha abuzuar.

Unë nuk e ndryshoj dëshminë që jam abuzuar seksualisht. “Ke bërë një akuzë dhe ke denoncuar djalin tim. Do të dalësh nga ky spital dhe ai mund të dalë nga burgu, ai ka shoqëri pas, duhet të marrësh masa, tërhiq denoncimin ose jetën tënde. E pret një foshnje 7 muajshe në shtëpi dhe ke bërë një krim të rëndë ke denoncuar një prind që ka fëmijë në shtëpi”, më tha nëna e një prej tyre.

Një shok ka bërë të njëjtin presion. Fakti që ata kanë hyrë brenda është përgjegjësia e mjekëve.

Janë dhënë dy dëshmi për këta personave, se nuk u falet. Varet në çfarë gjendje më kanë gjetur mua efektivët kur kanë marrë deklarimet. Ai më mori në telefon, do dalim të hamë diçka. Më tha thjesht do të rrimë, pimë alkool më pas erdhën dy shokët e tij, Oltjan dhe Gentianin. Piva gotën e fundit më pas nuk mbaj mend më gjë.

Përdhunimi:

Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe  Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.

Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

26-vjeçarja u gjet në rrugë pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco