EMRAT/ Drogë dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, pranga dy të rinjve në Shkodër

EMRAT/ Drogë dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, pranga dy të rinjve në Shkodër

10:03, 24/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 32 vjeçari në Malësi të Madhe pasi rezulton i dënuar me burg për drogë. Jetlum Murçaj u ndalua pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 7 muaj e 28 ditë.

Në pranga ka rënë edhe një 24 vjeçar , banues në fshatin Grudë e Re, ndaj të cilit ishte dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Siç njofton policia, ndaj Agostin Tonaj, Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco