Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Aksident horror në Greqi, makineria i pret kokën 54-vjeçarit shqiptar

Aksident horror në Greqi, makineria i pret kokën 54-vjeçarit shqiptar

19:10, 23/10/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti horror në vendin e punës. Sipas mediave greke, 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke punuar në një rrugë në Kormi, duke shtuar fibra optike. Gjatë punës, makineria që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, dhe i ka kaluar sipër, duke i prerë kokën.

Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe një zjarrfikëse.

Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në Stacionin e Policisë së zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco