SYRI TV/ 5 mijë banorë në Shmil pa ndihmë mjekësore, banorët : 40 km për të marrë një ilaç

19:09, 22/10/2023
A+ Aa A-

Rreth 5 mijë banorë në njësinë administrative Shmil në Elbasan nuk mund të marrin mjekimin në kohën e duhur. Shkak për këtë janë rrugët e pa kalueshme por edhe ambulancat e fshatrave të amortizuara. Drejtori i Qendres Spitalore Shmil Rexhep Kaçuli, shprehet se ecin me orë të gjata në fshat për të kryer vizitat apo bërë mjekime, teksa banorët ankohen se nuk kanë afër farmaci.

SYRI TV

Mungesa e infrastrukturës rrugore detyron rreth 5 mijë banore në Krahinen Shmil të marrin mjekimin në kohën e tyre. Madje shkon edhe më tej, pasi mjekimi në shumë raste bëhet në shtëpi. Drejtori i Qendres Spitalore Shmil Rexhep Kaçuli shprehet se cdo dite hasin veshtersi ne dhenien e mjekimit tek banoret, ne shum raste jane te detyruar te ecin me ore te tera ne kembe pasi rruga eshte e pakalueshme, ambulancat e fshatrave jane te amortizuara dhe jashte funksionit.

Një tjetër shqetësim per banoret është mungesa e nje farmacie, pasi për çdo ilaç minimal ata duhet te udhëtojnë 40 km per te mbërritur ne qytetin e Elbasanit. Shumica e banoreve mbeten pa mare mjekime.

Ne Njësinë Administrative Shmil bëjnë pjese 10 fshatra ku rruget lidhese te tyre janë drejt amortizimit total dhe ne kohen e reshjeve cdo dite banoret rrezikojne jetet e tyre per te shkuar ne qendrën spitalore per te mare sherbimin mjeksor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco