Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Nxitën një 26-vjeçare të merrte drogë dhe kryen marrëdhënie seksuale me të, arrestohen 2 persona në Vlorë

Nxitën një 26-vjeçare të merrte drogë dhe kryen marrëdhënie seksuale me të, arrestohen 2 persona në Vlorë

15:12, 22/10/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi kanë nxitur një 26-vjeçare që të përdorë lëndë narkotike dhe më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. 

Njoftimi i policisë Vlorë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan shtetasin K. Xh., 26 vjeç, banues në Sarandë, dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë sportive, drejt fasadës së një dyqani dhe e ka dëmtuar atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco