SYRI TV/ Çifti nga Frakulla që kultivojnë kivi: Asnjë mbështetje nga shteti

15:11, 22/10/2023
A+ Aa A-

Çifti i fermerëve Murati nga Frakulla e Fierit kanë sjell përvojën greke në kultivimin e frutit ekzotik, kivi duke u bërë që ky biznes të funksionojë e në Shqipëri. Sipas tyre deri tani kanë investuar kursimet e tyre por ankohen se shteti nuk ka qenë asnjëherë mbështetje për ta, pasi nëse do të kishin subvencione do te shtonin sipërfaqen e mbjelljes së këtij fruti duke mbuluar tregun vendas.

Syri tv

Kultivimi i frutit ekzotik kivi po rezulton i suksesshëm për çiftin e fermerëve Murati në  Frakull të Fierit.  Stefan Murati , i cili prej 10 vitesh kultivon këtë frut ekzotik në një sipërfaqe 5- dynym tokë.  Ai tregon se këtë iniciativë e ndërmori duke u bazuar në eksperiencën si tregtar në shtetin grek, por shprehet se nuk ka asnjë mbështetje nga shteti. Deri tani prodhimi sipas tij nuk ka njohur stok por nëse do të ketë subvencione nga qeveria do te rris prodhimin

Nga ana tjetër bashkëshortja e tij Rozeta, pohon se pavarësisht se guxuan të investojnë në një frut të tillë, frika e dështimit ka ecur paralelisht me suksesin

Ndërkohe  çifti i bashkëshorteve Murati po mendon të shtojë sipërfaqen e mbjelle duke marrë edhe tokën e vëllait që e ka ngjitur. Ata apelojnë  për ndihmë nga shteti që ti ndihmojë me subvencione./ Gaz: Xh.Beharaj, op: A.Mara, mon: L.Kotri/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco