Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Plagosi dy persona në Pazarin e Korçës, lihet në burg 36-vjeçari

Plagosi dy persona në Pazarin e Korçës, lihet në burg 36-vjeçari

14:00, 22/10/2023
A+ Aa A-

36 vjeçari Jonis Mazllëmi, i cili plagosi me sëpatë tre ditë më parë në Pazarin e Korçës një grua 52 vjeçe dhe një 60 vjeçar është lënë në burg nga gjykata e Korçës.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, prokuroria kërkoi masën arrest me burg për Mazllëmin, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Avokati mbrojtjes i caktuar kryesisht kërkoi si masë sigurimi atë të shtrimit të detyruar në spital, por kërkesa u rrëzua nga gjykata për shkak të mungesës së dokumentacionit që vërtetonte problemet me shëndetin mendor të 36 vjeçarit.

Deklarimet e Jonis Mazllëmit në gjykatë ishin produkt i halucinacioneve, sipas avokatit mbrojtës. Ai pretendonte se dy personat që plagosi do e helmonin dhe e përndiqnin për shkka të një pasurie të madhe që i kishte lënë gjyshi.

36 vjeçari, për shkak të fovisë nga helmimi, kishte 10 ditë pa ngrënë ushqim. Ndërkohë që Mazllëmi ishte përdorues i hershëm i drogës dhe prej dy vitesh nuk merrte mjekim as për varësinë nga droga, as për problemet me shëndetin mendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco