SYRI TV/ Fermerët në Skrapar pa subvencione, Bashkia ‘gjen zgjidhjen’, u jep panair

13:42, 22/10/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Skraparit organizoi panair që të promovohen produktet e fermerëve, por këta të fundit kanë shpërthyer në akuza ndaj shtetit, duke u shprehur se i ka braktisur. Fermerët ankohen se bashkia nuk ka investuar në infrastrukturën rurale, ndërsa qeveria nuk u ka dhënë kurrë subvencione.

Syri tv

Teksa bashkia e Skraparit kujtohet për fermerët duke organizuar aheng nën petkun e një panairi, fermerët e kësaj zone akuzojnë qeverinë se i ka braktisur. fermerët, që morën pjesë në panair duke promovuar prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale, shprehen së pari se bashkia i ka lënë zonat rurale pa investime në infrastrukturë, gjë e cila u ka vështirësuar punën në bujqësi.

Gjithashtu, sipas tyre shitjet dhe konsumi ka rënë në mënyrë të ndjeshme për shkak të shpopullimit, ndërsa nga qeveria nuk kanë marrë asnjëherë subvencione.

E teksa fermerët ankohen për qeverinë, deputetët e pranishëm në panair, kanë bërë karshillëk ndaj tyre, madje duke ngritur dhe dolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco