Përplasi për vdekje me makinë 68-vjeçaren në fshatin Dushk, arrestohet shoferi 30-vjeçar

Përplasi për vdekje me makinë 68-vjeçaren në fshatin Dushk, arrestohet shoferi 30-vjeçar

11:26, 22/10/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi përplasi për vdekje një 68-vjeçare që po kalonte autostradën Rrogozhinë-Lushnje, mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Dushk të Lushnjës.

Bëhet fjalë për të riun me iniciale O.GJ, i cili u shoqërua nga policia menjëherë pas aksidentit të rëndë, që i mori jetën 68-vjeçares e cila po kalonte autostradën Rrogozhinë-Lushnje mbi trafikndarësen e betonit.

“Policia e Divjakës arrestoi në flagrancë shtetasin O. GJ., 30 vjeç banues në Kuçovë pasi ditën e djeshme në fshatin Dushk dyshohet se automjeti me të cilin udhëtonte ka aksidentuar kalimtaren N. Rr., 68 vjeçe, banuese në Kavajë e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco