Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRAT/ Tentuan të vrisnin me armë zjarri 16-vjeçarin, arrestohen 2 të rinj

EMRAT/ Tentuan të vrisnin me armë zjarri 16-vjeçarin, arrestohen 2 të rinj

11:26, 20/10/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch” janë vënë në pranga 2 autorët e dyshuar të tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 16-vjeçari, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Tetor në rrugën “OSBE” në Kamëz.

Konkretisht, janë arrestuar 18-vjeçari Armir Hasaj dhe 19-vjeçari Xhorxh Çuni, të dy banues në Kamëz.

Nga veprimet hetimore dyshohet se të rinjtë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco