Zbulohet identiteti dhe fotoja e bosit të kokainës që u kap në Greqi: Kishte 3 pasaporta shqiptare

Zbulohet identiteti dhe fotoja e bosit të kokainës që u kap në Greqi: Kishte 3 pasaporta shqiptare

19:32, 23/05/2024
A+ Aa A-

Është zbuluar identiteti real i shqiptarit të arrestuar dje si kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në Greqi, kur dy shqiptarë dhe një grek u kapën me 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja.

Ai është Azdren Muharremi, 48 vjeç nga Patosi. Ai rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri me numër Z2….79.

Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është i arrestuar ma parë për drogë në Turqi nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjeç, lindur në Gjirokastër ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të regjistruar në maj 2015.

Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumente greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri.

Gjatë kontrollit të banesës, Muharremit i është gjetur 1 pistoletë me 15 fishekë dhe 129 mijë e 375 euro si dhe 30 paund.

Personi i dytë i arrestuar është Marsel Stafaj, 36 vjec nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës. Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi. Atij i janë sekuestruar 1800 euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco