Shkodër, prapa vdekjes ‘natyrale’ të 70-vjeçarit zbulohet një krim

Shkodër, prapa vdekjes ‘natyrale’ të 70-vjeçarit zbulohet një krim

08:14, 20/10/2023
A+ Aa A-

Vdekja e 70-vjeçarit Musa Bajraktari nga fshati Kullaj,  në një kanal që gjendej në një fshat tjetër, në Boks të Shkodrës, e cila u dyshua si vdekje natyrale, ka rezultuar që ishte një krim makabër, vrasje.

Pas ekspertizës që u krye mbi trupin e të ndjerit, rezultoi se ai ishte goditur me sëpatë dhe pastaj ishte hedhur në kanal.

Ca më shumë ka rezultuar se autori i vrasjes është fqinji i tij Xhemal Zeqiri, i cili u arrestua nga Policia e Shkodrës. Arsyet e vrasjes rezultojnë të dobëta.

Fillimisht Policia kishte raportuar vetëm kaq: “Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Musa Bajraktari, 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.”, thuhet në njoftimin e policisë dje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco