Pogradec/ Ndërron jetë një 58 vjeçar sapo mbërrin në spital, ja nga se dyshohet

Pogradec/ Ndërron jetë një 58 vjeçar sapo mbërrin në spital, ja nga se dyshohet

18:45, 18/10/2023
A+ Aa A-

Një 58 vjeçar nga Pogradeci ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.

Sipas informacioneve për SYRI-n, bëhet me dije se viktima është ndjerë keq në banesën e tij ku jetonte me bashkëshorten, e cila ka lajmëruar disa të njohur për ta çuar bashkëshortin drejt spitalit.

Sapo ka mbërritur në spital, 58 vjeçari ka ndërruar jetë.

Dyshohet se shkak ka qenë infarkti sipas mjekëve të.këtij spitali, ndërsa policia ka nisur hetimet sipas proçedurave për ngjarjen.

Trupi i viktimës ndodhet në morg ku do të kryhet edhe ekspertiza mjeko ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco