Vodhën shtëpinë e futbollistit në Angli, dy të rinjtë shqiptar: Të kënaqur që u arrestuam, këtu është ftohtë

Vodhën shtëpinë e futbollistit në Angli, dy të rinjtë shqiptar: Të kënaqur që u arrestuam, këtu është ftohtë

18:10, 18/10/2023
A+ Aa A-

Dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë, të cilët u kapën gjatë tenativës për të vjedhur vilën luksoze prej 1.5 mln paundë të një futbollisti në Angli do të burgosen e më pas dëbohen nga vendi, raporton Dailymail.

23 vjeçari Sebastiano Gjoni dhe 26 vjecari Skelidano Koliqi, u arrestuan pasi kishin hyrë në një shtëpi në zonën e vilave të futbollistëve në Cheshire, gjatë të ftohtit të janarit që shkoi. Policia u sinjalizua për vjedhjen kur rezidentët që gjendeshin në shtëpi telefonuan në numrin e emergjencës 999 pasi dëgjuan zhurma në banesë rreth orës 21.00.

 Gjoni i tha policisë se nuk kishte dashur të shkaktonte ndonjë dëm dhe tha se ishte i lumtur që u kap. Ai tha se ishte jashtëzakonisht ftohtë dhe ata nuk dinin ku të shkonin. Dy të rinjtë u shprehën me ironi: Shumë mirë bëtë që na kapët, sepse këtu është shumë ftohtë për të qëndruar”.

Policia zbuloi gjithashtu se Gjoni, i cili flet rrjedhshëm italisht, gjermanisht dhe anglisht, kishte kryer një tjetër grabitje. Në banesë ata kishin marrë një vlerë prej 1000 paundë në bizhuteri e sende luksi teksa nuk kishin gjetur pronarët në shtëpi. Gjykata e Chester burgosi Gjoni me 28 muaj ndërsa dhe 18 muaj për Koliqi, të cilët tani presin depërtimin në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco