Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari

EMRI/ Të shtëna me armë, plagoset i mituri në Kamëz, autori në kërkim

EMRI/ Të shtëna me armë, plagoset i mituri në Kamëz, autori në kërkim

17:27, 18/10/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz ku një 18 vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 16 vjeçar.

Sipas policisë, autorit i ngjarjes është një 18 vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, që sipas burimeve për SYRI-n është shtetasi Armir Hasa. 

Njoftimi i policisë/ Kamëz

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "OSBE", në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar.

16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco