Bie në pranga 43-vjeçari më dy emra: Iu gjetën 2 kg lëndë narkotikë në banesë

Bie në pranga 43-vjeçari më dy emra: Iu gjetën 2 kg lëndë narkotikë në banesë

15:02, 18/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 43-vjeçar në koduar të operacionit të koduar “Adapt”.

Forcat e rendit arrestuan shtetasin Shaban Këllezi, i njohur ndryshe dhe me gjeneralitetet (Shkrela) (Skënderaj). Në banesën e këtij të fundit u gjetën dy kilogram lëndë narkotike cannabis sativa, e cila po thahej me freskuese dhe po behej gati te shitej.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur në banesën e tij, një ambient për tharjen e lëndës narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Adapt”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Shaban Këllezi (Sh). (S)., 43 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e 43-vjeçarit, në fshatin Rreth Libofshë, shërbimet e Policisë gjetën rreth 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, lëndë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco