Një person tenton të vetëdigjet me benzinë në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit

Një person tenton të vetëdigjet me benzinë në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit

11:11, 18/10/2023
A+ Aa A-

Një person tenton të vetëdigjet me benzine në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit.

Mesohet se bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi.

Fushë Arrëz/Informacion paraprak 

Rreth orës 11:00, salla operative e Postës së Policisë Fushë Arrëz, është njoftuar se shtetasi T. Ll., 35 vjeç, banues në Fushë Arrëz, kishte lyer trupin e tij me benzinë dhe po shprehej se do të vetëdigjej, në ambientet e bashkisë së Fushë Arrëzit. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të kryer veprimet hetimore. 

Shtetasi T. Ll. është shoqëruar në Postën e Policisë Fushë Arrëz, për t’u marrë në pyetje.  

Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco