KAFE SHQETO/ Denoncimi, avokati: Ja se si Balluku vjedh pronat e qytetarëve

KAFE SHQETO/ Denoncimi, avokati: Ja se si Balluku vjedh pronat e qytetarëve

10:50, 18/10/2023
A+ Aa A-

Insert: "Së fundmi, shefja për sëmundjet infektive në ISHP, Silva Bino i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare për një problem që ka hasur me pallatin ku jeton. Në denoncimin e saj, Bino ka theksuar se shtëpia e saj dhe e banorëve të tjerë në pallatin në rrugën “Reshit Çollaku”, është bërë e pabaneshme dhe është dëmtuar për shkak të një pallati tjetër që po ndërtohet ngjitur me pallatin e saj. Bino ka deklaruar se sapo pallati i tyre është dëmtuar, s'kanë lënë vend pa u ankuar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Vite më parë, Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj Erion Velaijt, për ndërtimin e një pallati pranë banesës së tij, në Zonën e Liqenit. Së fundmi Arben Ahmetaj, i cili është arratisur nga vendi pasi është lëshuar urdhër arresti për aferën e inceneratorëve dhe tenderat korruptivë miliona dollarësh. Në një njoftim në Facebook ai deklaron se SPAK po i bën gjyq popullor dhe se lajmet e dosjes së tij i marrin ekskluzivisht mediat e inceneratorëve".

Dhe nisur nga këto denoncime në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në SYRI TV, sot është disktuar tema: As zyrtarët e shtetit nuk gjejnë më shtet. Dhe për të folur për këtë temë ishte i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili foli me tone të ashpra për mënyrën se si ky shtet po drejton dhe denoncoi rastin kur zv/kryeministrja Belinda Balluku i kishte marrë tokën një pronari me letra.

Cakrani: Nëse do ta përmbledhim në tre fjalë, do të thotë: shteti ka rënë, nuk ka shtet, nuk ka institucione.Këto janë tre fjalët që mund të përmblidhen shkurt.

Pastaj nëse do t'i futemi më gjërë do të shikojmë, unë kam folur dhe ndoshta kanë qenë fjalë të rënda kur kam thënë se mafia e tokave, mafia e ndërtimit, drejton sot shtetin shqiptar, drejton sot bashkinë e Tiranës, bashkinë e Durrësit, të Vlorës e kudo.

Pra kjo është mafia sepse çfarë mendoni ju se mund të jetë dhe bën çfarë bën dhe qytetari nuk ka asnjë lloj të drejtë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie që të shkojë nëpër institucione dhe t’i dëgjohet fjala. Prandaj thashë që sot më e rrezikshme është mafia e tokave, mafia e ndërtimit janë bashkë.

Ata i marrin tokën pronarit me VKM, pa VKM, me shantazh, pa shantazh me gjitha format e një shteti mafioz kriminal dhe ata ndërtojnë dhe kështu që nuk ka pse t'i fshihemi këtij realiteti, ky është realiteti shqiptar. Nuk është problem vetëm toka për truall për të ndërtuar, por janë dhe toka të tjera që ky shefi i regjimit tashmë po i jep me kontrata, firmave koncesionare, VKM, investitor strategjik etj, pra kjo është ajo që qytetarëve sot nuk ju dëgjohet zëri.

Unë pata një rast vetë ku Belinda Balluku kishte firmosur një urdhër që t'i merrej toka një pronari me dokumenta dhe t’i jepej një kompanie me qira, pra Belinda Balluku kishte përcaktuar dhe qiranë që duhej t’i jepte ajo kompania këtij pronari. E kuptoni se në çfarë niveli kemi arritur apo jo? Siguria juridike në Shqipëri nuk ekziston dhe kjo është ajo që qytetarët kalojnë pastaj tek vetëgjyqësia. Kështu që shteti ka rënë.

KAFE SHQETO: Në raste normale do të kishim të bënim me reagime qoftë politike, qoftë me një farë dinjiteti, kujtoj këtu rastin e ish kreut të PS së Sarandës i cili në një mënyrë për të denoncuar pa denoncuar partinë e tij vendosi të kandidonte i pavarur, do të doja të kujtoja rastin e Ditmir Bushatit në kohën e përplasjes për shkëmbimin e territoreve në Kosovë u dorëhoq, e njëjta gjë me Shkëlqim Canin për firmën e inceneratorëve. Dëshpërimi i këtyre zyrtarëve për të arritur në emisione investigative apo në situata të tjera a e krijon një efekt të frikshëm tek publiku ku shteti është akoma më larg tyre dhe akoma më i frikshëm?

Avokati Cakrani: Ka qytetarë që e kanë fuqinë ose kanë mund të themi ndjenjën e refuzimit  të ngrihen kundër padrejtësisë, por ka qytetarë të tjerë që shantazhohen nga grupet e interesit qoftë dhe nga shteti, shantazhohen dhe nga policia që të mos ngrejnë zërin ndaj padrejtësive.

Dhe këto kryesisht tek qytetarët që nuk e kanë atë forcën për të arritur deri tek ai gazetari investigativ. Por mos të harrojë që se sot në prokuroritë e rretheve ka mijëra dosje që presin nëpër syrtarë të këtyre prokurorive për t’u hetuar dhe askush nuk i merr parasysh sepse thashë depërrtimi që ka bërë në institucione gjithë mafia e tokave i bën që këto hetime të mos hetohen.

Emisionet investigative mos ti përgjithësoj të gjithë ka ndërhyrje për ti censuruar këto fenomene siç është marrja me dhunë apo me forma të tjera të tokës. Kështu në një vend siç është Shqipëria që nuk ka gjykata dhe duke qenë se nuk ekzistojnë gjykata nuk ka siguri juridike sepse siguria juridike e bën qytetarin të kthehet tek institucioni.

Ty sot të vjen INUK apo INUK i bashkisë apo institucione të tjera dhe të sjellin ty një fletë që ti duhet të lirosh pronën, të sjellin Policinë e Shteti dhe ta marrin pronën për investim strategjik gjoja dhe ja jep një klienti të qeverisë ose ja jep për ndërtime. Pra raste si këto sot në këtë Republikë ka pafund.

Më vjen keq ta them por shteti sillet si terrorist me qytetarët e vet dhe këtë e them pa asnjë lloj dyshimi. Terrorist nuk do të thotë ta vrasësh atë me armë, mënyra terroriste është edhe kjo që ti qytetarin e zhvesh nga çdo gjë, i merr pronë private. Një qytetari që ti  i merr pronën e zhvesh nga çdo gjë. Më thuaj arsyen e vetëm pse ai duhet të qëndrojë më në Shqipëri? Pse ai duhet ta dojë më vendin e vet? Kjo është pyetja. Qytetarët nga ky vend largohen nga padrejtësisë që i bën vet regjimi aktual.

Ndiqni intervistën e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco