Arrestohen 2 persona në Korçë, procedohen penalisht 10 të tjerë

Arrestohen 2 persona në Korçë, procedohen penalisht 10 të tjerë

14:17, 17/10/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar në Korçë dhe  10 të tjerë janë proceduar penalisht për “Prodhim dhe shitje narkotikësh.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi L. S., 29 vjeç, banues në Ersekë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është arrestuar  I. I., 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjet një sasi me pije alkoolike (verë) dhe një sasi me pesticide kimike që përdoren për produktet bujqësore, të cilat dyshohet se 51-vjeçari i ka kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë, duke shmangur kontrollin doganor.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. K., 47 vjeç dhe D. K., 52 vjeç, F. M., 66 vjeçe, , pasi dyshohet se për një periudhë 3-vjeçare, i ka marrë një 63-vjeçareje, 3 000 euro, duke e mashtruar;

Sh. E., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka fyer një 16-vjeçare, në fshat;

Sh. H., 62 vjeçe, pasi dyshohet se në ambientet e një institucioni në Pogradec, me vetëgjyqësi.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për një 15-vjeçar, banues në Pogradec, pasi në gjimnazin ku ky shtetas është nxënës, gjatë kontrollit fizik të kryer nga oficeri i sigurisë së shkollës, iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për tre shtetas të mitur, 14 dhe 15-vjeçarë, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi më datë 14.10.2023, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hyrë në mjediset e shkollës së tyre në fshatin Pojan, kanë dëmtuar derën e një klase dhe dyshohet se kanë vjedhur në zyrën e sekretarisë, disa pajisje që shërbenin për procesin mësimor. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçare, banuese në fshatin Taç-Qendër, Kolonjë, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur dhe është larguar nga banesa”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco