Falsifikuan biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki dhe i shiten deri në 400 euro, lirohen dy të arrestuarit

Falsifikuan biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki dhe i shiten deri në 400 euro, lirohen dy të arrestuarit

13:25, 15/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Sokol Arapin dhe Albano Osmanin, të arrestuar pasi shitën bileta të falsifikuara për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

 Në “arrest në shtëpi” do vijojë të hetohet Sokol Arapi dhe “detyrim paraqitje”, Albano Osmanin, për këtë të fundit, Gjykata gjithashtu vlerësoi se arrestimi ishte i paligjshëm pasi ishte dorëzuar vetë.

 Policia tha se dy të hetuarit falsifikuan 60 bileta dhe i shitën me vlerë 400 € për të hyrë në “Air Albania” për të parë ndeshjen, që kap një shifër prej rreth 24 mijë Eurosh përfitim.

Kur tifozët shkuan për të hyrë në stadium, kuptuan se biletat ishin të dubluara dhe aksesi për të hyrë ishte i pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco