VIDEO/ Aksident në Fier, plagosen një grua dhe tre vajza

12:34, 15/10/2023
A+ Aa A-

Një aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në Cakran të Fierit.

Burime zyrtare nga policia thanë se, rreth orës 11:30, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, një makinë ka dalë nga rruga dhe janë plagosur një grua 40-vjeçe dhe tre vajza, 19, 14 dhe 6 vjeçe, të gjitha ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco