FOTO+EMRI/ Porositi zjarrin në një lokal, kush është porositësi, në 2021 i shpëtoi një atentati

FOTO+EMRI/ Porositi zjarrin në një lokal, kush është porositësi, në 2021 i shpëtoi një atentati

11:06, 15/10/2023
A+ Aa A-

Reidi Balla, është personi që porositi zjarrvënien në një lokal 'Gjin Bue Shpata” në Tiranë, duke paguar një person tjetër për 200 mijë lekë të vjetra.

Por Balla nuk është një emër i panjohur për policinë. Bëhet me dije se në vitin 2021, atij i është bërë atentat në makinë, në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit.

Në deklarimin që dha pas ngjarjes, ai tha se kishte ndaluar makinën dhe po shikonte celularin kur dikush iu afrua dhe e qëlloi me armë në këmbë.

“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, tha ai.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco