Përgjaken sërish rrugët/ Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje një këmbësor

Përgjaken sërish rrugët/ Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje një këmbësor

08:22, 15/10/2023
A+ Aa A-

Një 77-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur reth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër - Koplik, mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe. 

Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco