Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, plagoset një shtetas afgan

Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, plagoset një shtetas afgan

17:17, 14/10/2023
A+ Aa A-

Një shtetas i huaj është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Mësohet se i plagosuri është një emigrant nga Afganistani.

Sakaq, rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe autoritetet policore.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak 

Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.  

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco