EMRI/ Ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, arrestohet 20-vjeçari në Selenicë

EMRI/ Ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, arrestohet 20-vjeçari në Selenicë

10:37, 08/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi, Shkëlzen Zykaj banues në Selenicë. Policia thotë se i riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin Shkëlzen Zykaj 20 vjeç, banues në Selenicë.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”“, thote policia.

Ndërkohë vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco