Sherr me thika në Durrës, plagoset 17 vjeçari

Sherr me thika në Durrës, plagoset 17 vjeçari

18:37, 07/10/2023
A+ Aa A-

Pas një sherri mes dy personave ka mbetur i plagosur me mjet prerës , një 17-vjeçar.

Policia ka bërë të mundur identifikimin autorit duke e prangosur menjëherë pas ngjarje duke e shoqëruar në ambientet e Policisë 30-vjeçari.

Njoftimi:

Plazh, Durrës

Dëmtoi me mjet prerës, një 17-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe shoqërohet në ambientet e Policisë 30-vjeçari.

Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit B. M., 30 vjeç dhe një 17-vjeçari, në ambientet e jashtme të një picerie, shtetasi B. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), 17-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kapur shtetasin B. M. dhe e kanë shoqëruar atë, në ambientet e Stacionit të Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco