Ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti, familjarët e 3 vjeçarit dhe qytetarë protestë nesër para klinikës private në Tiranë

Ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti, familjarët e 3 vjeçarit dhe qytetarë protestë nesër para klinikës private në Tiranë

16:09, 07/10/2023
A+ Aa A-

Një protestë do të mbahet ditën e neserme, për vdekjen e 30-vjeçarit në Tiranë, pas ndërhyrjes që pati në dhëmballë. Protesta do të mbahet nga familjarët para klinikës private 'Splendent' në Tiranë. Në orën 18:00, familjarët do të mblidhen para klinikës, ndërkohë që pritet të bashkohen dhe qytetarë të shumtë, në kujtim të vogëlushit.

Mësohet se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë. Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco