SYRI TV/ Shisnin tullumbace me azot në lokal, policia arreston 3 persona

14:26, 07/10/2023
A+ Aa A-

 

Një 15-vjeçar pasi kishte konsumuar tullumbace me azot ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit. 3 persona kanë rënë në pranga nga Policia, pasi këta të fundit kishin përshtatur ambientin e një lokali për shitje të lëndëve narkotike por edhe për tullumbacet me azot.  

SYRI TV

3 persona kanë rënë në pranga nga blutë e Fierit paraditen e së shtunës.

Gëzim Xeba e Romeo Xeba, babë e bir dhe Elios Lame përfunduan në qeli pasi kishin përshtatur ambientin e një lokali për shitje të lëndëve narkotike por edhe tullumbaceve me azot.

Një 15 vjeçar ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pas konsumimit të lëndes së azotit në tullumbace.

Sipas hetimeve policia mbajti nën vëzhgim prej disa kohësh ambientin dhe 3 të arrestuarit të cilët prej disa kohësh shisnin tullumbace me azot, kundrejt vlerës 350 lekë, kryesisht adoleshentëve.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar Tempulli ata kanë sekuestruar një bombul me 50 litra azot, sasi lënde narkotike kanabis dhe 250 tollumbace të cilat po përgatiteshin për t’i mbushur me azot.

Gjatë kontrolleve 3 të arrestuarit u kapën duke konsumuar lëndë narkotike cannabis sativa, në prezencë të klientëve të tjerë, në dhoma të përshtatura për këtë qëllim, në katin e parë të lokalit.

Përhapja e lëndës së azotit me tollumbace është kthyer në një fenomen shqetësues teksa më herët policia ka arrestuar të rinj të cilët reklamonin shitjen e kësaj lënde shumë të dëmshme edhe në rrjetet sociale. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco