Policia ndjek një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar, kapet në Selanik me mbi 42 kg marijuanë

Policia ndjek një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar, kapet në Selanik me mbi 42 kg marijuanë

13:31, 07/10/2023
A+ Aa A-

Policia greke e Kosturit ka ndjekur një automjet që ishte ngarkuar me droge në kufirin greko-shqiptar. Mjeti, me drejtues një shqiptar 31 vjeç, është ndaluar dje në mëngjes në Selanik.

Ndërkohë, brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 40 pako me 42 kg 700 gram marijuanë.

Sakaq, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij në Selanik u gjet dhe një sasi tjetër marijuane. Po ashtu u sekuestrua automjeti i transportit, 1 celular me 1 kartë SIM dhe 55 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco