Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Qëlluan me breshëri kallashi drejt banesës së Skënder Likës, zbulohet makina e autorëve

Qëlluan me breshëri kallashi drejt banesës së Skënder Likës, zbulohet makina e autorëve

10:12, 07/10/2023
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e Policisë me ngjarjen e regjistruar ditën e djeshme në Sanxhak të Kurbinit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së Skënder Likës.

Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar automjetin e autorëve dhe bëhet fjalë për një makinë tip “Audi A4” me portobagazh, më konkretisht mjetin që shihni në foton e mëposhtme.

Image

Autorët e këtij krimi dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar, ku deri më tani uniformt blu nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Pas të shtënave nga të cilat fatmirësisht nuk pati të lënduar, ata u larguan nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët.

Ngjarja e djeshme dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo është hera e dytë që Skënder Likës i bëhet atentat. Në 10 Mars të këtij viti, në këtë vilë 3 katëshe shpërtheu një sasi eksplozivi. Për pasojë pati dëme të shumta materiale dhe banesa të tjera përreth.

Si atentati i 10 Marsit, po ashtu dhe ai i ditës së djeshme, hetuesit i lidhin me vrasjen e biznesmenit Rakip Rolit më 10 Dhjetor të viti 2021. Kjo për shkak se Skënder Lika, është babai i Llej Lika, autori i vrasjes së biznesmenit të materialieve të ndërtimit Rakip Roli, i njohur edhe si Pilot Roli.

Autorët i zunë pritë 55-vjeçarit,  teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7, dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit duke i marrë jetën në vend.

Për këtë krim u shpall në kërkim edhe Skënder Lika, por më pas Llej Lika mori i vetëm autorësinë e ngjarjes, pasi biznesmeni Rakip Roli dhe djemtë e tij e kishin dhunuar barbarisht në një lokal me qendër të fshatit.

Ndërkohë nipi i Skënder Likës, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras. Myslim Lika ishte në shënjestër të një atentati më 28 janar të vitit 2021. Nga të shtënat me armë zjarri, 60- vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Atentati u organizua pikërisht në momentin kur Lika po kthehej nga funerali i së motrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të së enjtes, ndërsa objektiv i sulmit me armë ishte Myslim Lika, babai i Ilir Xhepaj (Lika) i arrestuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras.

Nisur nga këto ngjarje kriminale, Policia e Kurbinit, menjëherë e ka referuar ngjarjen e djeshme si hakmarrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco