VIDEO/ Nipi nxjerr hallën nga banesa: Largohu se të hodha nga dritarja, mos më çaj k***n

22:01, 06/10/2023
A+ Aa A-

Dramat familjare me pronat mbeten një nga problemet më madhore të shqiptarëve, që të shtyrë nga varfëria dhe pamundësia ligjore për t’i dhënë zgjidhje detyrohen të bëjnë ‘vetëgjyqësi’.

I tillë është dhe rasti i denoncueses Fahrije Hysa. E moshuara jeton në kushte ekstreme në një bodrum në Tiranë. Ajo nuk lejohet të futet në shtëpinë ku ka jetuar më herët nga nipi.

‘Jetoj këtu në këtë bodrum. Po vuaj shumë, nuk kam mundësi për asgjë. Jam në kushte shumë të vështira sepse nipi nuk më lejon të futem në shtëpi.

‘Ai më ka goditur, më ka rrahur, më ka keqtrajtuar. Fut qiraxhinj brenda dhe mua nuk më lejon të futem brenda. Jetoj me djalin e sëmurë, më ndihmoni se po vuaj shumë’.

Për të vërtetuar fjalët e zonjës bëjmë ballafaqimin e saj me nipin dhe kuptojmë shpejt se ka të drejtë. Nipi agresiv menjëherë kalon në ofendime.

‘Nuk kam para të të jap. Duhet të merren me një bajgë si puna jote. Nuk kam se çfarë të të bëj. Po të them mos më acaro se të kap për fyti dhe të hedh nga dritarja. Mos më acaro mos më çaj k***n’.

Duke parë situatën e tensionuar vendosim të ndërhyjmë, por Majdieli tregohet agresiv dhe ndaj gazetarit të Piranjave, Eraldo Harlicaj dhe operatorit Nertil Mataj. Ky i fundit goditet nga nipi i Fahrie Hyses.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco