Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Dyshohet se u vra nga burri me plumb në kokë, ja çfarë shkruante Klodiana në rrjetet sociale

Dyshohet se u vra nga burri me plumb në kokë, ja çfarë shkruante Klodiana në rrjetet sociale

11:48, 29/09/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme u është vra një 35 vjeçare shqiptare në Itali.

Mediat vendase raportojnë se Klodiana Vefa, me leje qëndrimi të rregullt, u gjet e pajetë në një rrugë në Castelfiorentino, ndërsa kthehej nga puna në shtëpi.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 20:00 dhe banorët reaguan pas dëgjimit të zhurmës të plumbave.

Sipas hetuesve, burri i shqiptares ka pritur atë në rrugë, megjithatë nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë diskutim para vrasjes.

 Autoritetet italiane aktualisht po e kërkojnë bashkëshortin e gruas.

''Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi'' shkruante Vefa në rrjetet sociale.

Image

Fëmijët e çiftit i kanë treguar hetuesve për disa mosmarrëveshje të mëparshme mes prindërve, megjithatë në polici nuk kishte asnjë ankesë zyrtare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco