E spiunuan fqinjët, policët i zbarkojnë në shtëpi shqiptarit në Angli, ai hidhet nga tarraca

E spiunuan fqinjët, policët i zbarkojnë në shtëpi shqiptarit në Angli, ai hidhet nga tarraca

08:48, 29/09/2023
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Angli pasi kultivonte kanabis sativa në një shtëpi.

Sipas “Daily Mail”, që ka publikuar foto dhe një video, pretendohet se shqiptari, në tentativë për t’i shpëtuar forcave të policisë, që kishin ndërhyrë pas informacioneve për aktivitetin e paligjshëm, ka dalë nga dritarja dhe është hedhur në tarracën e një shtëpie ngjitur, por nuk ia ka dalë.

Oficerët e policisë arritën të zbulojnë rreth 60 bimë të mëdha kanabisi të kultivuara brenda në shtëpi, të cilat sipas medias britanike, kapin një vlerë rreth 50 mijë paunde. Po ashtu, në shtëpi janë gjetur edhe 198 fidanë kanabisi.

Sipas “Daily Mail”, policia kishte reaguar pasi ishin njoftuar nga fqinjët e shqiptarit, të cilët kishin ngritur dyshimet për aktivitet të paligjshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco