Vritet në rrugë me armë 35-vjeçarja shqiptare në Itali, zhduket ish-bashkëshorti

Vritet në rrugë me armë 35-vjeçarja shqiptare në Itali, zhduket ish-bashkëshorti

07:55, 29/09/2023
A+ Aa A-

Firence - Një grua 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është vrarë në rrugë në Castelfiorentino (Firence). Klodiana Vefa me origjinë shqiptare, me leje të rregullt qëndrimi, po kthehej nga puna në shtëpi kur ndodhi fatkeqësia, njoftojnë mediat italiane.

Sipas një rikonstruksioni fillestar të vrasjes një burrë e priti gruan në rrugë, pastaj ndoshta pas një debati ai nxori një armë dhe e qëlloi në kokë.

Disa banorë të zonës ngritën alarmin pasi dëgjuan shpërthimin e një arme. Një ambulancë nga 118 ka mbërritur në vendngjarje, por punonjësit e shëndetësisë nuk kanë mundur të mos e konfirmojnë vdekjen. 

Policia është në kërkim të bashkëshortit të gruas, i cili nuk jeton më me të dhe aktualisht është i pagjurmueshëm. 

Në rrugët e mundshme të arratisjes janë aktivizuar postblloqe të shumta nga policia. Hetimet janë vetëm në fillim, por ndër hipotezat e para që shqyrtohen nga hetuesit është ajo e një rasti të femicidit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco