Do të ndërtonte një restorant, pse zgjodhën ta vrisnin Fatjon Dervishin tek shinat e trenit

Do të ndërtonte një restorant, pse zgjodhën ta vrisnin Fatjon Dervishin tek shinat e trenit

14:42, 27/09/2023
A+ Aa A-

Fatjon Dervishi, 38 vjeç, humbi jetën pasi u ekzekutua pak pas mesnatës nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në fshatin Katund të Sukthit. 

Nga të dhënat e para dyshohen që kanë qenë 2 persona që kanë marrë pjesë në krim. Njëri në rolin e qitësit ndërsa tjetri ka ndihmuar në largimin nga vendi i krimit.

Mendohet që autorët janë larguar nga një rrugë dytësore, pasi është një zonë që nuk mbulohet mirë nga ndriçimi. Në vendin e ngjarjes nga ana e efektivëve thuhet se janë mbledhur të gjitha gëzhojat. Ata po punojnë për mbledhjen e kamerave të sigurisë për t’i analizuar.

Autorët kanë qëlluar mbi mjetin e Dervishit të 15 plumba. Momentin e krimit, viktima ka qenë së bashku me një mikun e tij në makinë, i cili ka shpëtuar i palënduar. Ai ka dëshmuar se ndaj tyre është qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal.

Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në banesën e tij në Katund Sukth pasi jetonte jashtë shteti së bashku me familjen e tij. Ai ishte babai i dy fëmijëve. Në zonën ku u vra jeton vetëm i ati dhe raportohet se viktima kishte ardhur për të ndërtuar një restorant në pjesën e përparme të shtëpisë. 

Dervishi nuk ka precedentë penalë në vendin tonë. Kjo ka vështirësuar edhe punën e grupit hetimor për ngritjen e një piste pse ndodhi ky krim. Dervishi mori 2 plumba në organet jetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco