Nën akuzë për shpërdorim detyre me dëm 1.2 mln euro, shtyhet seanca ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Financave

Nën akuzë për shpërdorim detyre me dëm 1.2 mln euro, shtyhet seanca ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Financave

14:22, 27/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën e parë paraprake për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, për të cilin prokuroria ka kërkuar gjykimin për shpërdorim detyre.

Vetë Gjokutaj kërkoi sot në gjykatë rikthim të akteve për hetim në Prokurorinë e Tiranës me argumentin se nuk është bërë i gjithanshëm.

Gjithashtu, organi i akuzës ka kërkuar kalim në gjyq edhe për Ilir Thanën për akuzën e vjedhjes teksa ky i fundit kërkoi pushimin e çështjes.

Ndërsa për Fatmir Hoxhën, drejtor juridik i MF, vetë prokuroria kërkoi pushimin e çështjes.

Nga ana tjetër për përmbaruesin Alban Ruli, prokuroria ka kërkuar të gjykohet për shpërdorim detyre, teksa vetë i pandehuri kërkoi të procedohet me gjykim të shkurtuar.

Edhe prokurori ka kërkuar të shtyhet seanca në mënyrë që të njihet me kërkesat e pretenduara të avokatëve, që të japë argumentat e saj.

Në këto kushte seanca u shty nga togat e zeza për një ditë tjetër. Kujtojmë se Arlind Gjokutaj pak kohë pas arrestimit ku qëndroi në spitalin e burgut, iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg”, në arrest shtëpie, ndërsa pak javë më vonë ai fitoi sërish masë më të lehtë si detyrim paraqitje. 

Ndërkohë që në “Arrest shtëpie” vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli, përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.

Zyrtarët e këtij dikasteri akuzohen nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone me vlerë rreth 1.2 milion euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco