Makina e vrasjes në Rrëshen pa targa/ Ngjarja e rëndë në sy të policëve

Makina e vrasjes në Rrëshen pa targa/ Ngjarja e rëndë në sy të policëve

08:43, 27/09/2023
A+ Aa A-

Policia e shtetit po vijon punën për zbardhjen e vrasjes se Martin Bardhit dhe plagosjes së 3 personave të tjerë një ditë më parë në qytetin e Rrëshenit. Burimet i thanë medias se automjeti tip "Jeep" i përdorur nga autorët ka qenë pa targa, çka e bën të vështirë punën e policisë për gjurmimin e tyre. As në makinën e djegur deri në këtë moment nuk është arritur të përftohen gjurmë daltiloskopike.

Nga ana tjetër krahas shpalljes në kërkim policor të  Saimir Reçit policia ka nisur edhe marrjen në pyetje të personave që kanë qenë në lokal. Disa prej tyrë nuk kanë dhënë deklarime bindëse duke u shprehur se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se nuk kanë parë gjë.

Një kamër sigurie e fiksuar në lokal që ndodhej sipër tavolinës është shpresë për hetuesit. Pas vrasjes, autorëve iu është dashur më pak se 10 minuta për të shkuar në fshatin Gëziq ku kanë djegur makinën.

Nga aty ata kanë lëvizur në këmbë deri në autostradë kur besohet se i ka pritur një makinë tjetër.

Sipas policisë nisur nga dinamika kemi të bëjmë më autor amator.

Një tjeter detaj interesant është fakti se kur janë regjistruar të shtënat më armë zjarri një punonjës policie i komisariatit të Rreshenit ka dalë me armë në dorë, por e ka pasur të pamundur për ti identifikuar pasi kanë lëvizur shpejt.

Hetusit e kësaj ngjarjë i thanë oranews se vëllai i Martin Bardhit, Pjetri ka qënë i përfshirë në një ngjarje shume kohë më parë. Në atë kohë ai ishte ushtarak ku dyshohet se ka vrarë një të fisit Reçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco