SYRI TV/ I jepet lamtumira çiftit të vrarë në Dropull, motivi i vrasjes së të moshuarve ende i paqartë

18:29, 03/05/2024
A+ Aa A-

Çifti i të moshuarve, të cilët u gjetën pajetë në banesën e tyre në zonën e Dropullit në Gjirokastër, i është dhënë lamtumira e fundit. Kosta dhe Kleoniqi Ilia jetonin vetëm në fshatin Bodrisht, ndërsa mëngjesin e të enjtes ata u gjetën të pajetë. Rrethanat e vdekjes së ciftit 84 dhe 88 vjeç  janë ende të paqarta.

Fillimisht u dyshua për dhunë në familje, pasi banesa nuk ishte e thyer. Ndërsa disa orë pas krimit, policia u orientua drejt pistës së vrasjes. Alarmi është dhënë mbrëmjen e 1 majit nga motra e viktimës, Kloeniqi Ilia. Pasi s’ka mundur të lidhet me motrën në telefon ajo ka njoftuar fqinjen.

Mëngjesin e 2 Majit fqinja ka gjetur të pajetë çiftin. Gruaja 88 vjeçar është gjetur në dhomën e gjumit me shenja dhune në trup, ndërsa Kosta Ilia me plagë në kokë në oborrin e shtëpisë. Nga kontrolli që ka kryer policia ka parë që Kosta Ilia kishte një shumë parash në xhep, duke qenë se merrte pension në shtetin grek.

Por pas hetimeve intensive dhe pas kryerjes se autopsisë nga mjeket ligjore, policia ka ndryshuar pistën dhe ka ka kryer shoqërimet e para. Burimet për Syri tv thanë se mjekët e mbërritur nga Tirana kanë provuar se plagët në trupat e dy të moshuarve janë shkaktuar nga sende te forta dhe mjete prerëse.

Janë 12 banorë të zonës të shoqëruar në komisariat, në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin brutal. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj mbi të shoqëruarit, ndërsa bëhet me dije se hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco