Durrës: Ekzekutimi i 38-vjeçarit tek shinat dhe lidhja e tij me 'Arapin' e Sukthit

Durrës: Ekzekutimi i 38-vjeçarit tek shinat dhe lidhja e tij me 'Arapin' e Sukthit

07:56, 27/09/2023
A+ Aa A-

Të tjera hollësi mësohen nga vrasja e 38-vjeçarit Fation Dervishi, pas mesnatë, në fshatin Katund, Sukth tek shinat e trenit. Mësohet se viktima që është ekzekutuar me kallashnikov është nipi i një personi të njohur në zonë si “Arapi" i Sukthit.

Ai ka qenë në lokal me një shok dhe duke u kthyer në shtëpi me makinë, ata janë qëlluar. Dervishi u plagos rëndë në vendin e ngjarjes, kurse shoku i tij nuk u prej nga plumbat.

I afërmi i viktimës i njohur si "Arapi" rezulton me precedentë kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje;  në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A. Çyrbjes.

Policia e Durrësit njoftoi pas mesnate se "në fshatin Katund, në Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri Fation Dervishi, 38 vjeç. I plagosuri u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH nga Tirana.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco