Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Krimi në Rrëshen, policia rindërton skemën e vrasjes: Autorët qëlluan me breshëri nga xhami i makinës

Krimi në Rrëshen, policia rindërton skemën e vrasjes: Autorët qëlluan me breshëri nga xhami i makinës

16:55, 26/09/2023
A+ Aa A-

Rrësheni është tronditur sot nga një atentat shumë pranë spitalit të qytetit dhe komisariatit të policisë, ku u ekzekutua 60-vjeçari Martin Marku Bardhi. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Martin Bardhi kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, pas një atentati të dështuar në mars të këtij viti ndaj Sajmir Reçit, nipit të biznesmenit Kastriot Reçi, i vrarë në Rrëshen më 7 janar 2020. Pikërisht dyshohet se vrasja e sotme ka si motiv hasmërinë.

Ngjarja

Rreth orës 10:40 të paradites së sotme Martin Marku Bardhi së bashku me tre persona të tjerë ishte në një nga lokalet e qendrës së Rrëshenit, kur dy persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri teksa ishin duke lëvizur me makinë.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, autorët kanë vijuar të qëllojnë edhe në lëvizje duke u larguar në rreth 20 metra distancë.

Bardhi, i cili ka qenë edhe objektivi i atentatit ka humbur jetën, ndërsa personat e tjerë në të njëjtën tavolinë janë plagosur.

Sakaq, policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e dy personave ende të paidentifikuar që qëlluan me armë zjarri ndaj viktimës.

Autorët, të cilët dyshohet se janë vrasës profesionistë, janë larguar nga vendngjarja me anë të një mjeti fuoristradë “Jeep”, ngjyrë të zezë, e cila është djegur në fshatin Gëziq.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimin duke mbledhur pamjet filmike të kamerave përreth zonës.

Të plagosurit

Personat që mbetën të plagosur Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi (djali i xhaxhait të viktimës) janë dërguar në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Raporton se të plagosurit janë në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën. Burimet bëjnë të ditur se njëri ka marrë një plumb në dorë, njëri në shpinë dhe i treti në gjoks.

Reagimi i Policisë

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi Martin Marku Bardhi, ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi dhe Olti Gjini, të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Plagosja e Sajmir Reçit

Në mars të këtij viti Martin Bardhi u arrestua pasi bashkë me të birin Erind Bardhi si dhe nipin qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Sajmir Reçit, 41 vjeç.

Shënjestra është nipi i biznesmenit Kastriot Reçi, i vrarë në janar 2020, si vijim i një sage vrasjesh e atentatesh me familjen Gjini.

“Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:

-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftonte policia për atë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco