VIDEO/ Atentati në Rrëshen/ Pamjet e makinës së autorëve duke u djegur

13:29, 26/09/2023
A+ Aa A-

SYRI TV ka siguruar pamjet nga makina e djegur në një fshatin Gëziq të Mirditës. Makina tip 'Jeep Cherokee' dyshohet se u përdor nga dy autorët për të kryer atentatin ndaj Martin Bardhit.

Martin Marku (Bardhi) u vra mëngjesin e së martës me armë zjarri në Rrëshen.

Siç bëri të ditur për mediat, drejtori i Policisë së Lezhës, Alfred Elezi, Marku ndodhej në lokalin e tij në momentin kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tij.

Për pasojë, të plagosur mbetën edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në tavolinë me viktimën. Pas ekzekutimit të Markut, dy personat e maskuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një fuoristradë.

Automjeti u gjend më pas duke u djegur në fshatin Gëziq, Mirditë. Sa i përket motiveve të ngjarjes, Elezi deklaroi para mediave se fisi Bardhi ka qenë në konflikte me fise të tjera, kjo dihej në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco