Sekuestrohen 2 bombola me lëndë kimike në portin e Durrësit, procedohet 47-vjeçari

Sekuestrohen 2 bombola me lëndë kimike në portin e Durrësit, procedohet 47-vjeçari

13:26, 26/09/2023
A+ Aa A-

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 2 bombola me lëndë kimike. Një 47 vjeçar drejtuesi i mjetit ku u gjetën bombolat u procedua penalisht.

Njoftimi i policisë Durrës:

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat kërkohet licencë.

Sekuestrohen 2 bombola me lëndë kimike (helium) dhe një automjet (furgon).

Procedohet penalisht 47-vjeçari (rezident në Angli), drejtuesi i automjetit ku u gjetën bombolat.

Shërbimet e Policisë në portin e Durrësit, krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar shërbim shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pkk, vijojnë kontrollet, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, për evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Si rezultat i kontrolleve, është goditur një rast i tentativës për të kontrabanduar në vendin tonë, mallra për të cilat kërkohet licencë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shqiptar M. M., 47 vjeç, rezident në Angli, pasi gjatë kontrollit në furgonin që drejtonte, janë gjetur bombola me lëndë kimike (helium).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco