Asgjesohen mbi 5 mijë bimë narkotike në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe Tropojë

Asgjesohen mbi 5 mijë bimë narkotike në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe Tropojë

14:23, 25/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit të koduar “Fokusi” ka asgjesuar 5241 bimë narkotike në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe Tropojë. 3155 bimë narkotike janë gjetur gjatë kontrollit të terrritorit të qarkut Shkodër, në kuadër të fazës së 17-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra”.

2856 bimë janë gjetur në fshatrat Gjuraj, Kasnec, Brashtë, Nenmavriq, Lekaj, Nicaj, Ndërlysaj, Çilkok, Plan dhe Kir, të bashkisë Shkodër. 219 bimë janë gjetur në fshatrat Kroni i Madh dhe Qerret, të bashkisë Vau i Dejës ndërsa 80 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Armiraj të bashkisë Fushë Arrëz.

Në qarkun Lezhë, janë asgjësuar në total 570 bimë të dyshuara narkotike kanabis. 220 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Zhejë ndërsa 82 bimë janë gjetur në fshatin Skuraj, të njësisë administrative Mamurras. Ndërsa 268 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Gërnac të njësisë administrative Milot.

Në Tropojë janë gjetur dhe asgjësuar 31 bimë kanabis. Strukturat e drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Tiranë, në drejtimin e Prokurorive respektive, vijojnë hetimet për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco